Telegrafi

Lopetegui dëshiron të bëhet trajner i Chelseat

Julen Lopetegui (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, dëshiron ta marrë drejtimin e skuadrës së Chelseat, nëse Maurizio Sarrit largohet.

Mediat në Itali raportojnë se trajneri italian është duke u kërkuar nga Juventusi, ndërsa spanjolli është duke e kërkuar vëmendjen e skuadrës londineze.

Sipas The Times, ish-trajneri i Kombëtares së Spanjës është hedhur në garë për ta marrë drejtimin e skuadrës së Chelseat, por që do të jetë e vështirë.

52-vjeçari është aktualisht i papunë që prej shkarkimit nga Real Madridi për një start tejet katastrofal, andaj po e kërkon rikthimin në futboll.

Lopetegui u largua nga Furia e Kuqe për ta marrë drejtimin e skuadrës spanjolle, por humbja 5-1 në tetor të vitit të kaluar nga Barcelona, bëri që ai të shkarkohej.

Lexo po ashtu Lopetegui: Tri javë me fat të tmerrshëm shkatërruan karrierën time te Real Madridi

Spanjolli është duke tentuar që të angazhohet te Chelsea nëse Maurizio Sarri kalon te Juventusi, mirëpo një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë, pasi garës po i prin Frank Lampard. /Telegrafi/