Kryeqyteti botëror i super-makinave është shpallur Londra, pas në të janë fotografuar më shumë makina luksoze se në New York, Los Angeles apo Moskë.
Shifrat tregojnë se prej 14.81 milionë fotografive të postuara në Instagram, gjatë tri viteve të fundit – 6.1 milionë shkrepur në kryeqytetin anglez, transmeton Telegrafi.
Me katër për qind të fotografive të super-makinave, duke lënë prapa Moskën me 5.9 milionë postime, Los Angelesin me katër milionë, teksa New Yorku i ka 3.9 milionë postime.
Të dhënat e Activity Superstone, bëjnë të ditur se Ferrari është super-makina më e pëlqyer, pasi 59 milion njerëz kanë postuar në llogaritë e tyre, ndonjë prej modeleve të këtij prodhuesi italian.
Gjatë tri viteve të fundit, fotografitë me Lamborghini janë postuar 48 milionë herë, 43 milionë Porsche, 17.6 McLaren dhe 17.5 milionë Bentley. /Telegrafi/