Çdo ditë e më shumë po i afrohemi momentit se cili lojtar do ta fitojë Topin e Artë për vitin 2019.
Më 2 dhjetor do të mësohet emri i lojtarit që do ta fitojë çmimin më të madh për një lojtar.
France Football pak ditë më parë ka publikuar emrat e 30 lojtarëve të nominuar për ta fituar Topin e Artë, derisa listës i prinë Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.
Por, nëse çmimi i madh do të vendosej të ndahej në bazë të statistikave të sezonit të kaluar, atëherë do të kishim një renditje befasuese të këtyre lojtarëve.
Këto statistika do të ishin marrë nga faqja e njohur WhoScored.com, që pas çdo ndeshjeje bën vlerësimin e lojtarëve.
Van Dijk shihet si fitues në sy të shumë tifozëve, mirëpo nëse do të ishim bazuar në këto statistika, atëherë rezultati do të ishte ky: