Dyshja e Real Madridit, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, si dhe sulmuesi i Atletiko Madridit, Antonie Grizmann, janë finalistët e trofeut “Lojtari më i mirë në Europë” që jepet nga UEFA.
Futbollistët janë përzgjedhur nga vota e një gazetari për çdo vend anëtar të UEFA-s, duke krijuar një klasifikim i cili fillimisht shkurtoi një listë prej 27 emrash në 10, e tashmë në vetëm 3 finalistë.
Emri i fituesit do të shpallet më datë 25 gusht, në ceremoninë e shortit të fazës në Grupe të Ligës së Kampioneve që zhvillohet në Monaco.
Në vitet e kaluara, ky trofe është fituar nga Lionel Messi (2011, 2015), Andres Iniesta (2012), Franc Ribery (2013) dhe Ronaldo (2014). Futbollistët e Barcelonës janë “humbësit” më të madh të votimit, pasi as Suarez dhe as Mesi nuk arritën të siguronin një vend mes finalistëve.
Lista e lojtarëve të eliminuar nga 10 që kishin mbetur në garë dhe votat që kanë marrë:
4. Luis Suarez (Barcelona dhe Uruguai) – 29 pikë
5. Lionel Messi (Barcelona dhe Argjentina) – 25
6. Gianluiggi Buffon (Juventus dhe Italia) – 19
7. Pepe (Real Madrid dhe Portugalia) – 9
8. Manuel Neuer (Bajern Mynih dhe Gjermani) – 6
9. Toni Kross (Real Madrid dhe Gjermani) – 5
10. Thomas Muller (Bajern Mynih dhe Gjermani) – 2