Telegrafi

Lojtarët spanjollë që kanë luajtur në tri ligat më të mëdha evropiane (Foto)

Ka disa futbollistë të mëdhenj spanjoll që kanë arritur të bëjnë karrierë në La Liga, Liga Premier dhe Seri A.

Gazeta e madhe spanjolle, Marca, ka bërë një profil të veçantë më futbollistët më të mëdhenj spanjoll që kanë arritur të luajnë në tri ligat më të madha evropiane, transmeton Telegrafi.

Marca ka bërë një listë prej 12-të futbollistësh, që përveç kampionateve të mëdha, kanë luajtur gjithashtu edhe për skuadra të mëdha.

Të tillë janë futbollistët si Fernando Torres, Gaizka Mendieta, Pepe Reina, Diego Tristan  dhe Bojan Krkic.

Më poshtë Telegrafi  iu sjellë listën e 12-të futbollistëve spanjollë që kanë luajtur në ‘Top 3’ ligat më të forta evropiane: 

Bojan Krkic (Barcelona, Roma, Milan, Stoke)

Fernando Llorente (Athletic, Juventus, Sevilla, Swansea)

Marcos Alonso (Real Madrid, Bolton, Fiorentina, Sunderland,  Chelsea)

Gaizka Mendieta (Valencia, Lazio, Barcelona, Middlesbrough)

Michu (Rayo, Swansea, Napoli)

Suso (Liverpool, Almeria, Milan, Genoa)

Fernando Torres (Atletico, Liverpool, Chelsea, Milan)

Borja Valero (Mallorca, West Brom, Villarreal, Fiorentina)

Iago Falque (Tottenham, Rayo, Genoa, Roma, Torino)

Pepe Reina (Barcelona, Villarreal, Liverpool, Napoli)

Diego Tristan (Deportivo, Livorno, West Ham)

Chico Flores (Mallorca, Genoa, Swansea)