Site icon Telegrafi

Lojtarët që Unitedit i’u morën nga dora, çdo gjë do të ishte ndryshe sikur këto transferime të ndodhnin (Foto)

Manchester United është një nga klubet më të mëdha, trofeshëme dhe financiarisht më të forta në botë.

Djajtë e Kuq janë pjesë e elitës së klubeve të mëdha, edhe pse aktualisht janë duke kaluar në një periudhë tranzicioni të vështirë.

Por, klubi anglez është duke u përpjekur të dal nga kjo rrëmujë duke bërë transferimet e qëlluara gjatë verës. Tashmë Unitedi ka humbur garën e parë pasi talenti i Benficas, Renato Sanches, iu bashkua Bayernit.

Me këtë rast kujtojmë transferimet që Manchester Unitedi i kishte në dorë, por në momentin e fundit ato i’u rrëmbyen nga një klub tjetër.

Në mesin e tyre është edhe Ronaldinho, i cili në një intervistë kishte thënë: “Gati isha pjesë e Unitedit. Ishte çështje 48 orësh, por i kisha premtuar Sandro Rosellit se në rast se ai do zgjidhej trajner i Barcës, do kaloja te katalunasit. Çdo gjë ishte e shpejt, por edhe të gjithë brazilianët dëshirojnë të luajnë Barcelonën”.

Më poshtë keni tetë transferimet që Untitedit i dështuan në momentet e fundit. /Telegrafi/

6. Renato Sanches

Manchester Unitedi humbi garën për Sanches pasi 18-vjeçari kaloi te Bayerni për 35 milionë euro.

5. Toni Kroos

Duket se Bayerni është një halë në sy për Djajtë e Kuq, këtë herë pasi ish-ylli i tyre preferoi kalimin te Real Madridi se në Old Trafford.

4. Cesc Fabregas

Këtë herë Man Utd u mund nga rivalët e Ligës Premier pasi Blutë arritën të transferonin Fabregasin nga Barcelona, edhe pse Djajtë e Kuq ishin vazhdimisht të interesuar për të nnënshkruar me spanjollin.

3. Arjen Robben

Në vitin 2004 Sir Alex Ferguson ishte i gatshëm të paguaj 5 milionë funte PSV-së për Robben, por në momentet e fundit në garë u fut Chelsea me një ofertë të madhe dhe e rrëmbeu yllin holandez.

2. Ronaldinho

Ronaldinho te Unitedi, vetëm mendojeni. Kjo ishte shumë afër të ndodh, por në momentet e fundit të tregut të transferimeve ndërhyri atëherë presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell dhe e bindi ish-yllin i PSG-së t’i bashkohet katalunasëve.

1. Gareth Bale

Kur Bale ishte në kulmin e karrierës te Tottenhami shumë skuadra u interesuan për atë, flitej se uellsiani ishte i gatshëm t’i bashkohet Unitedit, por në momentet e fundit ndërhyri Real Madridi dhe gjërat morën kahje tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version