Telegrafi

Loja e madhe shpërblyese “Eksperti” përfundoi, njihuni me tre fituesit e çmimeve të mëdha

Krahas informimit të drejtë dhe të shpejtë, redaksia e sportit në Telegrafi u përkujdes që lexuesit e saj të shpërblehen në fund të sezonit, e gjitha kjo fal lojës shpërblyese “Eksperti”.

Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë, kështu krijuam platformën që iu mundësuam lexueseve tonë të parashikojnë ndeshjet dhe të fitojnë shpërblime.

Edhe pse ishte viti i parë, Eksperti, kishte një sukses mjaft të madh. Ishin plotë 11 mijë e 349 përdorues që u bënë pjesë e kësaj loje për shpërblimet javore dhe në fund për tre shpërblimet e mëdha.

Redaksia e Telegrafit çdo javë ka përzgjedhur disa ndeshje nga Liga e Kampionëve, Liga Premier, Serie A, Bundesliga, La Liga, Ligue 1 dhe të gjitha ato nga BKT Superliga. Në mënyrë automatike pas çdo parashikimi të saktë të epilogut të ndeshjes, renditja në tabelën e fituesve merrte formën e saj. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohej me katër pikë, kurse parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me dy pikë.

Renditja e top 3 në Eksperti

Pasi përfunduan të gjitha ndeshjet e ligave të lartcekura, edhe renditja finale kishe marr formën e saj, ku kishim tre fitues (dy të parët kishin pikë të barabarta, kështu shpërblimet u ndanë me anë të shortit në prani të të dy Ekspertëve).

Berkim Krasniqi me 856 pikë fitoi një iPhone 13 Max Pro, shpërblim i dhënë nga Telegrafi.com. Berkini ishte më i saktë në parashikimet e ndeshjeve në Bundesliga, La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Kushtrim Zylfiu me 856 pikë fitoi një skuter elektrik, shpërblim i dhënë nga Korporata RugoveKushtrimi ishte mjaft i mirë në parashikimet e ndeshjeve në Ligue 1 dhe Ligës Premier.

Dhe i treti nga shpërblimet e mëdha ishte trotineti elektrik nga E Motors Kosova, i cili i takoi Lisjan Bezhanit me 852 pikë. Lisjani parashikoi mjaft mirë ndeshjet e Serie A dhe të BKT Superligës.

Ju faleminderit që ishit pjesë e kësaj loje, vazhdojmë së bashku.