Telegrafi

Loftus-Cheek pozon me tifozët dhe jep autografe pas testeve mjekësore te Milani

(Foto: Screenshot/Twitter)

Ruben Loftus-Cheek është xhiruar duke u ndalur për fotografi dhe autografe me tifozët e Milanit pas kompletimit të ekzaminimeve mjekësore pasditen e të enjtes.

27-vjeçari është duke i finalizuar detajet e fundit para se të zyrtarizohet si lojtar i Rossonerëve nga Chelsea.

Ai kaloi 19 vite të karrierës së tij te Blutë duke përfshirë edhe periudhën sa ishte në sistemin e të rinjve.

Loftus-Cheek arriti të enjten në klinikën La Madonnina për testet mjekësore, të cilat janë kryer me sukses.

Lexo po ashtu Loftus-Cheek mund të quhet lojtar i Milanit

Raportohet se nënshkrimi i kontratës zyrtare tashmë është vetëm çështje kohe. /Telegrafi/