Milani ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Ruben Loftus-Cheek.
Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, dy skuadrat janë pajtuar me kushtet për ta lënë anglezin që të kalojë në San Siro.
Shuma e transferimit do të jetë 16 milionë euro plus katër milionë në bonuse.
Loftus-Cheek është pajtuar me një kontratë afatgjate me Milanin, ndërsa testet mjekësore do të përfundojnë këtë pasdite.
Anglezi pritet të prezantohet te Rossonerët ditën e mërkurë, duke qenë zëvendësues i Sandro Tonalit që kaloi te Newcastle United për 80 milionë euro. /Telegrafi/