Telegrafi

Loftus-Cheek i ka kënduar Hazardit, “Eden, duam të qëndrosh” për ta mbajtur te Chelsea

Eden Hazard dhe Ruben Loftus-Cheek (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ruben Loftus-Cheek ka kënduar në kor në Stamford Bridge “Eden Hazard, duam të qëndrosh”, në përpjekje për ta bindur belgun që të qëndrojë te Chelsea.

Mesfushori ofensiv është lidhur me një kalim te Real Madridi dhe gjasat janë të mëdha që ta vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu nga sezoni i ardhshëm.

Tifozët duan që 28-vjeçari të qëndrojë te Blutë, ndërsa të njëjtën dëshirë e ka edhe bashkëlojtari i tij, Loftus-Cheek.

Eden Hazard (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Ia kam kënduar në fytyrë, në zhveshtore! Jam i sigurt se të gjithë në klub e duan qëndrimin e tij – lojtarët, tifozët, stafi, duke përfshirë edhe menaxhmentin”.

“Është një talent i madh dhe një lojtar që ka kontribuar shumë te klubi në shtatë vitet e fundit, ka ndihmuar që klubi t’i fitojë titujt. Të gjithë janë kënaqur duke e shikuar lojën e tij në shtatë vitet e kaluara”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eden Hazard

“Jam i sigurt se klubi e ka falënderuar për atë që ka bërë dhe nëse vendos të largohet, ia uroj të gjitha të mirat”, ka thënë Loftus-Cheek për Sky Sports. /Telegrafi/