Telegrafi

Loftus-Cheek është huazuar te Fulhami

(Foto: Twitter/Fulham Football Club)

Ruben Loftus-Cheek i është bashkuar Fulhamit në formë huazimi njëvjeçar nga Chelsea, pasi që nuk është pjesë e ekipit të parë në Stamford Bridge.

24-vjeçari ka luajtur vetëm një herë në këtë fillimsezoni për Blutë, duke qenë se Frank Lampard nuk llogarit në shërbimet e tij.

Southamptoni ka qenë në garë për shërbimet e futbollistit anglez, mirëpo nuk ishte në gjendje t’ia jepte pagën e lartë.

(Foto: Twitter/Fulham Football Club)

Në këtë mënyrë, Loftus-Cheek ka qëndruar në Londrën Perëndimore, por e ka ndërruar klubin.

Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi nga minuta në minutë në ditën e fundit të afatit kalimtar në top pesë ligat evropiane

“Jam vërtet i gëzuar që kam ardhur te fqinjët. E kam shikuar Fulhamin në fillim të sezonit dhe po bën futboll të mirë. Me këtë trajner, shpresoj të kthehen në formën time më të mirë”, ka deklaruar mesfushori. /Telegrafi/