Telegrafi

Liverpoolit i thuhet se ata janë një klub i madh, ndërsa Jurgen Klopp një fëmijë – u kërkohet largimi i disa lojtarëve

Jurgen Klopp është etiketuar brutalisht si i vogël kur u krahasua me trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Të mërkurën mbrëma, skuadra e gjermanit dukej se do të prodhonte një tjetër mrekulli evropiane pasi shpresonte të përmbyste një deficit 5-2 kundër Madridit.

Megjithatë, Reds ishin dëshpërimisht të varfër pasi ata prodhuan një performancë të ngadaltë dhe letargjike në Bernabeu.

Lexo po ashtu Legjenda e Liverpoolit, Dietmar Hamann: Skuadra është e shpërbërë, Jurgen Klopp duhet të largohet dhe klubi të blejë shumë lojtarë

Goli i Karim Benzemas në minutën e 78-të vulosi një fitore 1-0 të natës dhe një fitore 6-2 në total, ndërsa Liverpooli u përshëndet me garën.

Pas rezultatit të tyre të dobët, Liverpoolit i është thënë se nuk janë më një klub i mirë dhe trajneri Klopp është një fëmijë në krahasim me strategun e Los Blancos, Ancelottin.

Gazetari holandez Henk Spaan nuk kurseu asgjë në rubrikën e tij për Het Parool.

Ai shkroi: “A është Liverpooli një top klub? A mund ta quash një ekip një klub të mirë me dikë si Milner në qendër të mesfushës?”.

“A ka Liverpooli futbollistë të mirë? Mo Salah, në rregull. Alexander-Arnold, Fabinho, Van Dijk? Dikur ishin lojtarë të mirë. Liverpooli mund të quhet një klub i mirë vetëm nëse shikoni buxhetin”.

Ai vazhdoi: “Diferenca e nivelit me Real Madridin ishte pothuajse e pamundur. Benzema, Vinicius, Kroos, Modric, Valverde, Nacho dhe Camavinga do të ishin të gjithë në formacionin fillestar te Liverpoolit”.

Lexo po ashtu Klopp pas eliminimit: Real Madridi ishte skuadër më e mirë, meritoi kualifikimin

“Klopp ishte një fëmijë në krahasim me Ancelottin, një trajner që bënte punën e tij me vetulla të ngritura duke parë çmendurinë rreth tij”, ka vazhduar ai.

Sezoni 22/23 ka qenë një për t’u harruar për tifozët e Liverpoolit pasi ata kanë kaluar nga ndjekësit e katër trofeve, në skuadërn që lufton për një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/