Telegrafi

Liverpoolit nuk i pëlqen interesimi i Real Madridit për Sadio Mane

Liverpooli është i hutuar në lidhje me raportet e transferimit që lidhin yllin e tyre, Sadio Mane me Real Madridin.

Ylli Senegal është një nga lojtarët kryesorë të klubit, duke luajtur vazhdimisht si sulmues dhe mesfushor në krahun e majtë.

Ai është pjesë e treshes së sulmit dhe ekipit të Reds që fituan Ligën e Kampionëve dhe janë afër titullit të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë - Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’

Megjithatë, sipas mediumit The Athletic, raportet e fundit që e lidhin atë me Realin kanë hutuar klubin anglez.

Burimi thotë se njerëzit më të lartë në Liverpool nuk e kishin idenë se nga kishin ardhur lidhjet.

Lexo po ashtu Messi lavdëron yjet e Liverpoolit – zgjedh fjalët më të mira për Salah, Mane, Van Dijk, Alisson dhe Alexander-Arnold

Sipas tyre nuk ka asnjë të vërtetë për thashethemet, dhe ata besojnë se Mane dëshiron të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit Mane u lavdërua për lojën e tij nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi. /Telegrafi/