Site icon Telegrafi

Liverpooli tërhiqet nga gara për Wernerin, klubet italiane të avancuara

Liverpooli është tërhequr nga gara për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner, ndërsa tani Inter dhe Juventus mbeten klubet kryesore në garë.

Fituesit e Ligës së Kampionëve kishin qenë favorit për nënëshkrimin me gjermanin, por sipas The Mirror është Liverpooli që po refuzon të paguajë mbi 40 milionë euro.

Ekziston një klauzolë lëshimi në kontratën e Werner në vlerë 60 milionë euro dhe duket se Reds dëshirojnë ta negociojnë për ta ulur çmimin.

Kjo është një mundësi për Interin dhe Juventusin që të hedhin hapin para rivalëve të tyre në garën për 24-vjeçarin.

Ëerner ka shënuar 30 gola në 39 ndeshje garuese për RB Leipzig këtë sezon, duke dhënë edhe 12 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version