Site icon Telegrafi

Liverpooli tenton transferimin e Bukayo Sakas së Arsenalit

Liverpooli thuhet se po tenton të transferojë talentin e Arsenalit, Bukayo Saka.

Forma e lartë e anëtarit të The Gunners në këtë edicion, ka marrë vëmendjen e Jurgen Kloppit dhe dëshiron të transferojë atë në Anfield.

Football Insider raporton se zbuluesit e lojtarëve të The Reds e kanë përcjellur 18-vjeçarin në disa ndeshje dhe dëshirojnë të transferojnë atë te Liverpooli.

Mësohet se Saka la refuzuar të vazhdojë kontratën me Arsenali, shkaku që nuk kishte hapësirë në skuadrën e parë.

Gjashtë herë kampioni evropian mund të përfitojë nga kjo gjë dhe t’i marrin shërbimet e tij nga skuadra londineze.

Lojtari ka edhe 13 muaj kontratë të mbetur me Arsenalin, derisa ka bërë 12 startime në 19 ndeshje të zhvilluara deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version