Liverpooli pritet të thyejë strukturën e tyre të pagave për të nënshkruar me njërin prej lojtarëve më të vlerësuar nga rivali i Ligës Premier.
Arne Slot do të synojë të transferojë lojtarë të rinj para sezonit 2024/2025. Trajneri i ri i Liverpoolit tashmë ka vendosur vulën në largimin e njërës prej traditave të Jurgen Klopp.
Ai do të synojë që të shtrijë ndikimin e tij edhe gjatë afatit kalimtar veror, me një lojtar që pritet të largohet nga ‘Anfield’ pas emërimit të holandezit.
Sipas Fabrizio Romanos, Liverpooli është shumë afër arritjes së një marrëveshje për transferimin e Rio Ngumoha nga Chelsea në një transferim që do ta thyente strukturën e pagave të akademisë së tyre.
“Liverpooli po mbyll një marrëveshje për të nënshkruar me Rio Ngumoha nga Chelsea në një transferim që do të thyente strukturën e pagave në akademinë e tyre”, ka thënë Romano.
🚨🔴 EXCL: Liverpool are closing in on deal to sign Rio Ngumoha (2008) as he’s leaving Chelsea Academy.#LFC are set to break historical wage structure for Academy to sign Rio, who’s highly rated by the club.
Deal set to be completed soon. 🏴 pic.twitter.com/bxQAUGDm4T
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 8, 2024
Slot dhe Liverpooli janë të gatshëm të thyejnë strukturën e pagave për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar.
Klubi thuhet se e pëlqen shumë stilin e lojës së 15-vjeçarit, andaj marrëveshja mes dy klubeve pritet të përfundojë së shpejti.
Ngumoha mund të fërkojë krahët së bashku me emra si Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah tek Liverpooli.
Van Dijk dhe Salah ishin lidhur me një largim të mundshëm nga klubi pasi kanë edhe një vit kontratë të mbetur, por Slot ka besim se dyshja nuk do të lëviz nga Anglia./Telegrafi/