Telegrafi

Liverpooli do të konkurrojë për shtatë trofe në sezonin e ardhshëm

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Edicioni 2018/2019 ka nxjerrë në pah cilësitë e skuadrës së Liverpoolit që dështoi vetëm për një pikë ta fitonte Ligën Premier, në një garë të ngushtë me Manchester Cityn deri në ditën e fundit kampionale.

Në ndërkohë, fundjavën që lamë pas (1 qershor), Redsat e mposhtën Tottenham Hotspurin në finale të Ligës së Kampionëve për ta fituar trofeun për të gjashtë herë në histori.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

Pas suksesit në garën më të madhe evropiane për klube, Liverpooli do të luajë në Kupën e Botës për Klube në muajin dhjetor.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Njëherësh, fitorja në Ligën e Kampionëve do të thotë se kjo skuadër do të luajë në Superkupën e UEFA-s (kundër Chelseat në muajin gusht).

Duke qenë nënkampionë të Anglisë, ‘Të Kuqtë’ do të përballen me kampionin e Ligës Premier, Manchester City, në Community Shield në stadiumin Wembley (që pritet të zhvillohet në fillim të gushtit).

Kur e përfshijmë edhe Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën EFL (Carabao Cup) – numri i përgjithshëm i garave ku do të marrë pjesë Liverpooli arrin në shtatë. /Telegrafi/