Liverpool thuhet se ka marrë një lajm tejet të mirë në lidhje me Ousmane Dembelen, pasi shihen tani si favorit për t’i marrë shërbimet e francezit në këtë verë nga Barcelona.
Daily Mail raporton se The Reds janë duke u lidhur me një transferim të sulmuesit francez në këtë afat kalimtar, por që rivalizohen edhe nga Pari Saint-Germain.
Përveç mediumit anglez edhe AS raporton se Liverpoolit është favorit për ta transferuar ish-anëtarit e Borussia Dortmundit për një shumë rreth 110 milionë euro.
Barcelona thuhet se është e gatshme ta shesë Dembelen, pasi nuk ka arritur ta tregojë veten në dy sezonet e kaluar në Camp Nou.
Skuadra katalonase është duke e menduar rikthimin e Neymarit në skuadër, mirëpo duhet t’i paguajnë rreth 250 milionë euro.
Por, sipas raportimeve të mediave, Barcelona është duke e përfshirë edhe Dembelen në ofertë për ta rikthyer brazilianin në La Liga.
Por, AS raporton se është dëshira e sulmuesit francez që të transferohet në Anfield Road, derisa edhe Jurgen Klopp është i interesuar në shërbimet e tij. /Telegrafi/