Telegrafi

Liverpooli rivalizon Man Cityn për Bastonin

Mbrojtësi i ri italian i Interit, Alessandro Bastoni ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha angleze.

Bastoni ka befasuar të gjithë me nivelin e lartë të treguar këtë sezon te Interi, duke lënë shpeshherë në bankë veteranin Diego Godin.

Paraqitjet e tij të mira nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e mëdha evropiane, e në veçanti ato angleze nga Liga Premier.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Man City e duan Bastonin

Manchester City ishte klubi i parë i interesuar për italianin, pasi Bastoni pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola.

Megjithatë, City do ta ketë një rival të fortë nga Liga Premier në garën për transferimin e Bastonit.

Lexo po ashtu Man City dëshiron ta ‘bastis’ Interin, Guardiola do Skriniarin dhe Bastonin

Sipas mediumit italian Calciomercato, Liverpooli e do lojtarin si zëvendësues të Dejan Lovrenit, i cili pritet të largohet në verë nga Anfield.

Transferimi i 20-vjecarit nuk do të jetë aspak i lehtë për klubet angleze, pasi Interi e vlerëson lartë dhe synon rinovimin e kontratës së lojtarit. /Telegrafi/