Mbrojtësi i ri italian i Interit, Alessandro Bastoni ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha angleze.
Bastoni ka befasuar të gjithë me nivelin e lartë të treguar këtë sezon te Interi, duke lënë shpeshherë në bankë veteranin Diego Godin.
Paraqitjet e tij të mira nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e mëdha evropiane, e në veçanti ato angleze nga Liga Premier.
Manchester City ishte klubi i parë i interesuar për italianin, pasi Bastoni pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola.
Megjithatë, City do ta ketë një rival të fortë nga Liga Premier në garën për transferimin e Bastonit.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Liverpooli e do lojtarin si zëvendësues të Dejan Lovrenit, i cili pritet të largohet në verë nga Anfield.
Transferimi i 20-vjecarit nuk do të jetë aspak i lehtë për klubet angleze, pasi Interi e vlerëson lartë dhe synon rinovimin e kontratës së lojtarit. /Telegrafi/