Site icon Telegrafi

Liverpooli rivalizon Leedsin dhe klubet italiane për mesfushorin Rodrigo de Paul

Leeds Unitedi dhe klubet italiane do të përballen këtë muaj me një betejë me Liverpoolin për mesfushorin me tipare sulmuese të Udineses, Rodrigo De Paul.

Leeds ka ndjekur mesfushorin sulmues De Paul që nga vera e kaluar dhe vazhdon ta ketë në listën e dëshirave.

Por, trajneri Marcelo Bielsa ka dy mendje nëse duhet të bëjë ofertë në janar apo të marrë një vendim përfundimtar para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Sidoqoftë, kampionët Liverpoolit tani kanë bërë të ditur interesimin e tyre për argjentinasin.

Kjo mund të detyrojë drejtuesit e klubit nga Elland Road të përshpejtojnë planet e tyre dhe të përpiqen të blejnë argjentinasin gjatë këtij afati kalimtar.

Lexo po ashtu Interi shumë afër të arrijë marrëveshje me Udinesen për De Paul

De Paul ka ‘fituar pikë’ në sistemin e përpiktë të skautëve të Liverpoolit, ndërsa ata kërkojnë të gjallërojnë skuadrën në një përpjekje për të qëndruar përpara rivalëve të tyre në Ligën Premier.

Interi i Antonio Contes dhe Juventusi i Andrea Pirlos gjithashtu e kanë bërë të qartë se ata janë të interesuar për 26-vjeçarin. /Telegrafi/

Exit mobile version