Site icon Telegrafi

Liverpooli qëndron i qetë pas ofertës së Al Ittihad për Salah

Lajmi që klubi saudit, Al Ittihad, po e kërkon sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, ishte ndër më të komentuarit e ditës.

Por duket të jetë e vështirë që një marrëveshje për Salah të realizohet, pasi Liverpooli e konsideron 31-vjeçari të pashitshëm.

Agjenti i Salah ka hedhur poshtë raportet, pasi kishte edhe në fillim të gushtit, që e lidhnin egjiptianin me një lëvizje te klubi i Arabisë Saudite.

Përfaqësuesi i tij, Ramy Abbas, shkroi më 7 gusht pas spekulimeve: “Nëse do të mendonim të largoheshim nga LFC këtë vit, nuk do ta kishim rinovuar kontratën verën e kaluar. Mohamed mbetet i përkushtuar ndaj LFC-së.”

Lexo po ashtu Salah dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe të zëvendësojë Ronaldon si lojtari më i paguar në botë

Salah nënshkroi një kontratë të re trevjeçare verën e kaluar, e cila e bëri atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit me rreth 400 mijë euro në javë.

Lexo po ashtu Al-Ittihad me ofertë të pa rezistueshme për Salah dhe Liverpoolin

Liverpool tashmë ka humbur dy lojtarë me përvojë që kaluan në Arabinë Saudite këtë verë. Ish-kapiteni Jordan Henderson u transferua te Al Ettifaq për 15 milionë euro, përpara se edhe Fabinho të përfundonte kalimin te Al Ittihad për 48 milionë euro.

Al Ittihad ka nënshkruar me Karim Benzema dhe N’Golo Kante deri më tani këtë verë. /Telegrafi/

Exit mobile version