Mesfushori i Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves është duke u lidhur me një transferim te Liverpooli.
Sipas mediumit portugez O Jogo, Liverpooli po shikon një veprim gjatë afatit kalimtar të verës për reprezentuesin ndërkombëtar.
Megjithatë, për të blerë yllin e Wolves, Reds duhet së pari të shesin dhe të krijojnë fonde.
Emri më i përfolur për t’u larguar dhe liruar vendimin e portugezit është reprezentuesi i Guinesë, Naby Keita.
Keita ka oferta nga klubet e Bundesligas, të cilët e njohin nga koha e kaluar te RB Leipzig, ndërsa mesfushori pëlqehet edhe nga Milani.
Mediat sugjerojnë që Keita do të shitet për të bërë vend për ardhjen e Neves.
Shefi i futbollit të Liverpoolit, Michael Edvard ka kohë që e ka ndjekur nga afër Nevesin – qysh në ditët e tij të para te Ujqit në Championship. /Telegrafi/