Mason Mount është një nga futbollistët më të mirë të Chelseat viteve të fundit dhe një kapiten i së ardhmes.
Por e ardhmja e tij në Stamford Bridges vazhdon të jetë e paqartë me lojtarin që i skadon kontrata në verën e vitit 2024.
Drejtuesit e klubit londinez janë në bisedime për një kontratë të re, por marrëveshja mes palëve ende nuk është arritur.
Chelsea i ka ofruar kontratë të re deri në vitin 2030, kontratë që Mount ka hezituar për ta vazhduar deri më tani.
Gjithsesi gjiganti tjetër anglez Liverpool po monitoron situatën e reprezentuesit anglez në Londër dhe është gati të bëj një ofertë.
Në rast se 24-vjeçari nuk vazhdon kontratën deri në fund të sezonit, Liverpool pritet të dalë me një ofertë për transferimin e tij në Anfield.
Vlera aktuale e mesfushorit ofensivë në tregun e transferimeve sillet rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/