Liverpooli nuk do të rivalizojë Chelsean për transferimin e sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.
Shumë media në Angli kanë raportuar se Chelsea ka rënë dakord të përmbushë klauzolën e lëshimit të Werner, që besohet të jetë rreth 60 milionë euro.
24-vjeçari ka deklaruar më parë dëshirën e tij për të punuar nën urdhrat e Jurgen Klopp te Liverpool.
Sipas Evening Standard, Klopp dhe Reds ishin të interesuar për Werner, por nuk ishin të gatshëm të paguanin çmimin e lojtarit, pasi nuk kanë edhe shumë nevojë të nënshkruajnë me një sulmues të ri këtë verë.
Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Mohamed Salah kanë mbizotëruar në Anfield gjatë tre sezoneve të fundit, që do të thotë që Werner do të luftonte për kohën e rregullt të lojës.
Reprezentuesi gjerman e ka kuptuar këtë dhe ka rënë dakord të bashkohet me Chelsean e Frank Lampardit.
Klopp përkundrazi do të mbështetet te Divock Origi dhe Takumi Minamino si dy alternativa të sulmit. /Telegrafi/