Telegrafi

Liverpooli përgatit ofertë për Ousmane Dembelen

Liverpooli ka dështuar ta transferojë sulmuesin gjerman Timo Werner i cili ka arritur marrëveshje me Chelsean.

Kampioni në fuqi i Evropës e kishin primar transferimin e gjermanit, por ky i fundit në momentet e fundit ndërroi mendje dhe vendosi t’i bashkohej londinezëve.

Tani trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kthyer sytë kah ylli francez i Barcelonës, Ousmane Dembele.

Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë Dembelen dhe beson se mund ta rikthejë atë në formën më të mirë.

Reprezentuesi francez ka pasur probleme të mëdha me lëndime gjë që ka bërë të bie edhe çmimi i tij në tregun e transferimeve.

Mediat angleze kanë raportuar tani se The Reds janë duke bërë gati një ofertë prej 50 milionë euro për transferimin e Dembeles në Anfield.

Për lojtarin interesim kishte shprehur edhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventus, por ka qenë vet francezi që nuk ka pranuar transferimin në Serie A.

23-vjeçari e pëlqen transferimin te Liverpooli, por nëse një gjë e tillë nuk do të ndodh ai mund të rikthehet në Ligue 1, ku PSG ka shprehur interesim për të. /Telegrafi/