Site icon Telegrafi

Liverpooli përgatit ofertë për ta penguar largimin e Coutinhos

Liverpooli planifikon t’i ofrojë kontratë të re dhe të përmirësuar Philippe Coutinhos.

Loja e 27-vjeçarit po pëlqehet nga menaxheri Jurgen Klopp dhe strategu gjerman e dëshiron në skuadër.

Mirëpo, Barcelona ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit brazilian.

Lexo po ashtu Dhjetë brazilianët me më së shumti gola në historinë e Ligës Premier (Foto)

Sipas Daily Mirror, kjo ka bërë që Redsat t’ia zgjatin kontratën për të penguar largimin eventual të lojtarit nga Anfield.

Kujtojmë se Coutinho u transferua te Liverpooli në vitin 2013 nga Interi. /Telegrafi/

Exit mobile version