Telegrafi

Liverpooli përgatit një ofertë shumë të lartë për mesfushorin Barella

Klubi anglez, Liverpooli po përgatit një ofertë të madhe për të tentuar të blejë mesfushorin Nicolo Barella nga Interi.

Italiani është një nga mesfushorët më të mirë në treg që menaxheri Jurgen Klopp beson se mund të forcojë skuadrën e tij.

Klopp dëshiron një skuadër që mund të sulmojë dhe të mbrohet shumë më mirë se sa kanë arritur deri më tani këtë sezon.

Lexo po ashtu Interi mund ta humbasë Barellan nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Liverpooli dhe PSG monitorojnë situatën

Sipas mediumit SportMediaset, Liverpooli e vlerëson shumë Barellan dhe mund të ofrojë deri në 85 milionë euro për nënshkrimin e tij.

26-vjeçari ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në Inter në sezonet e fundit.

Barella ka fituar titullin e Serie A, Kupën e Italisë dhe dy trofe të Superkupës së Italisë në kohën e tij në klub. /Telegrafi/