Site icon Telegrafi

Liverpooli nënshtron Chelsean në ndeshjen e parë të madhe të sezonit

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kampioni i Ligës Premier, Liverpool, ka regjistruar fitore (2-0) në kryendeshjen e javës së dytë të edicionit 2020/2021 duke e mposhtur Chelsean në Satmford Bridge.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi. Vlen të përmendet një shans i Roberto Firminos dhe huqja e Timo Werner nga afërsia.

Fundi i pjesës së parë ishte i keq për skuadrën nikoqire, pasi Andreas Christensen u përjashtua me karton të kuq.

(Foto: Matt Dunham – Pool/Getty Images/GUliver)

Mbrojtësi danez e kapi Sadio Manen ndërkohë që shkonte drejt portës dhe pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari e përjashtoi nga loja.

Kështu, gjithë pjesën e dytë, Blutë u desh ta zhvillonin me një lojtar më pak në fushë dhe kjo u kushtoi, pasi Redsat e nisën furishëm fraksionin e dytë.

(Foto: Matt Dunham – Pool/Getty Images/Guliver)

Sadio Mane ishte i pandalshëm në pjesën e dytë. Kombinimet e mira të lojtarëve të Liverpoolit, i mundësuan Roberto Firminos që të harkonte në zonë dhe aty ishte senegalezi për të shënuar me kokë (50’).

Katër minuta më pas, portieri vendas, Kepa Arrizabalaga bëri një gabim të pafalshëm me pasimin e tij, të cilin e shfrytëzoi Mane për ta realizuar edhe golin e dytë (54’).

(Photo by Matt Dunham – Pool/Getty Images)

Timo Werner arriti të nxirrte një penallti nga Thiago Alcantara që u inkuadrua në pjesën e dytë, mirëpo goditjen e Jorginhos e mbrojti portieri Alisson.

Edhe pse mysafirët e impononin lojën e tyre, kurse nikoqirët tentonin ta rihapnin sfidën – deri në mbyllje të takimit nuk pati gola të tjerë.

Kështu, Liverpooli numëron gjashtë pikë nga dy ndeshje, ndërsa Chelsea mbetet me tri pikët e fitores së parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SkcXBYqmYEw

https://www.youtube.com/watch?v=bVp1R772p8I

Exit mobile version