Telegrafi

Liverpooli mendon transferimin e Ruben Neves, vlera e portugezit po bie çdo javë e më shumë

Ruben Neves është duke menduar largimin nga Wolverhampton Wanderers dhe për këtë ai duket i vendosur.

Mesfushori portugez ka kontratë me klubin e tij aktual deri në verën e vitit 2024 dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj përkundër insistimit nga klubi.

Liverpooli ka rikthyer interesimin për ta pasi trajneri Jurgen Klopp është duke parë se ka probleme të mëdha në mesfushë.

Çmimi i lojtarit një vit më parë kushtonte rreth 80 milionë euro, por duke parë se ka refuzuar vazhdimin e kontratës, ky çmim po bie çdo javë e më shumë.

Neves dëshiron të bëj një hap para në karrierë dhe ai kërkon të transferohet në një klub më të madh pasi interesimet nuk mungojnë.

25-vjeçari tani mund të largohet nga Wolves vetëm nëse vije një ofertë prej 50 milionë euro.

The Reds do të tentojnë transferimin e tij në janar, por në garë mbetet edhe Barcelona dhe Manchester United. /Telegrafi/