Telegrafi

Liverpooli kontratë afatgjate në vlerë prej 60 milionë eurosh për Van Dijk

Virgil van Dijk (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli dëshiron ta sigurojë Virgil van Dijkun për të ardhmen, ashtu që planifikon t’i ofrojë kontratë në vlerë prej 50 milionë funtesh (60 milionë euro).

Football Insider raporton se mbrojtësit holandez, i cili nënshkroi me Redsat në janar të vitit 2018 nga Southampton, pritet t’i ofrohet kontratë e re pesëvjeçare.

Në bazë të kontratës së re, paga aktuale prej 125.000 funte (150.000 euro) në javë do t’i ngritje në 150.000 funte (180.000 euro) në javë.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Rinovimi i 28-vjeçarit konsiderohet prioritet për pronarët e klubit për shkak të ndikimit të madh që ka pasur lojtari prej se u transferua në Anfield.

Lexo po ashtu Juventusi përgatitet të befasojë sërish me një ofertë marramendëse për Van Dijk

Për më shumë, Juventusi është duke përgatitur një ofertë të majme për të, prandaj Liverpooli dëshiron ta lidhë më gjatë me klubin. /Telegrafi/