Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano pretendon se Liverpooli ka kontaktuar Federico Chiesan, në rast se marrëveshja me Barcelonës nuk arrihet.
Anësori nuk është në llogarit e Juventusit dhe i është thënë të gjejë një klub të ri për të shmangur largimin e tij pasi kontrata i skadon në fund të këtij sezoni.
Zonja e Vjetër do të pranojë më pak se 15 milionë euro, ndërsa Bianconerët e blen për 60 milionë eurosh nga Fiorentina.
Gjithçka duket se është gati për kalimin në Barcelonë, me italianin që ka zbrazur dollapin e tij sot në qendrën stërvitore në Vinovo.
Megjithatë, ekspertët e transferimeve Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano pretendojnë se Liverpool ka kontaktuar menaxherin e lojtarit, duke kuptuar se Barcelona nuk ka bërë ende një propozim zyrtar.
🚨🔴 EXCLUSIVE: Liverpool make initial approach for Federico Chiesa as possible option for final days.
Chiesa, available on the market as Juve want to find a solution and #LFC made contact today.
Liverpool exploring conditions of the deal as Chiesa would be keen on PL move. pic.twitter.com/nPoEyOFSTV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 26, 2024
26-vjeçari dëshiron të luajë futboll të rregullt në ekipin e parë, mundësisht në në klube që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve , kjo është arsyeja pse ai nuk ishte i entuziast kur Roma i ofroi kontratë. /Telegrafi/