Telegrafi

Liverpooli ka gati ofertën për Sergio Ricon

Liverpooli është i interesuar në portierin e Sevillas, Sergio Rico dhe ka bërë gati një ofertë prej 12 milionë eurove.

Sipas mediumit ABC de Sevilla, 23-vjeçari spanjoll i intereson shumë skuadrës së Jurgen Kloppit edhe pse klauzola e lirimit të tij prej 30 milion eurove ka të ngjarë të jetë një pengesë e madhe në çdo negociatë.

Lexo po ashtu Klopp, gati të thyej rekordin e klubit me transferimin e Keitas

Los Rojiblancos kanë futur Rico, një anëtar i skuadrës ndërkombëtare të Spanjës, si numri e tyre 1 të padiskutueshëm përpara portierit David Sorias dhe nuk kanë gjasa të negociojnë poshtë klauzolës së tij.

Gjigantët e Ligës Premier kanë alternuar midis Simon Mignolet dhe Loris Karius si zgjedhje e portierit të parë dhe janë të prirur për të krijuar një preferencë të qartë për këtë pozicion.

Rico ka bërë 69 paraqitje në La Liga për Sevillan gjatë dy sezoneve të kaluara. /Telegrafi/