Site icon Telegrafi

Liverpooli, Interi dhe Evertoni e duan Coutinhon

Philippe Coutinho pritet që në janar të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi brazilian ka dështuar të tregojë vetën te skuadra katalunase që kur u transferua nga The Reds.

Barcelona kishte paguar 140 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo potencialin që e kishte në Ligën Premier, nuk e përmbushi.

Andaj, sipas asaj që raporton Fichajes, Interi, Liverpooli dhe Evertoni duna t’i marrin shërbimet e tij.

Kontrata aktuale e Coutinhos te Barcelona skadon në vitin 2023, por këta të fundit duan t’i ndajnë rrugët sa më parë.

Braziliani e preferon rikthimin te Liverpooli, ndërsa Bluagransit shpresojë t’i marrin rreth 20 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version