Site icon Telegrafi

Liverpooli interesohet seriozisht për transferimin e Bellinhamit, por Klopp e ka një problem

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është serioz për të transferuar në Anfield mesfushorin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Bellingham ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar te Dortmundi, ku po luan titullar i rregullt duke asistuar dhe shënuar herë pas here.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Bellingham të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, e në veçanti ato angleze.

Lexo po ashtu Tre gjigantët anglezë planifikojnë të testojnë vendosmërinë e Dortmundit për Bellinghamin

Sipas shefit sportiv të gazetës gjermane Bild, Christian Falk, Liverpooli po e ndjek me vëmendje dhe me shume interesim mesfushorin anglez.

Sidoqoftë, gazetari pretendon se trajneri i Reds, Jurgen Klopp, i cili menaxhoi Dortmundin për shtatë sezone deri në vitin 2015, ka ‘pengesa’ në lidhje me nënshkrimin e lojtarëve nga ish-klubi i tij.

“Kontakti me klubin është gjithashtu relativisht i mirë, por do të jetë i vështirë, veçanërisht pasi ai ende ka një kontratë më të gjatë”.

Lexo po ashtu Bellingham thyen rekordin e madh të Mbappes në Ligën e Kampionëve

“Unë mendoj se ai do të përfundojë në ishull në një moment, por ndryshe nga Erling Haaland, tifozët e Dortmundit mund të shpresojnë se ai patjetër do të luajë të paktën një sezon më shumë”, ka thënë Falk.

Bellingham, i cili mbushi 18 vjeç në qershor, ka shënuar dy herë në tetë ndeshje për Dortmundin deri më tani këtë sezon dhe tashmë ka shtatë paraqitje me Anglinë në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version