Me Cristiano Ronaldon pranë kalimit te Juventusi, ka raporte në Itali që thonë se Liverpooli ka bërë kontaktet e para për Paulo Dybalan.
Ideja e marrjes së CR7 nga Real Madrid për 100 milionë euro me një rrogë prej 30 milionë euro në vit, dukej e pavërtetë para disa ditësh.
Megjithatë, tani konsiderohet nga burime të shumta të mediave se një marrëveshje e tillë është në prag të përfundimit.
Ronaldo mund të transferohet në Allianz Stadium të Torinos, por Juventusi duhet t’i lirojë vendin me një largim të mundshëm të ndonjë ylli.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, transferimi i Ronaldos ka bërë që Liverpooli të kërkojë Dybalan, roli i të cilit në Torino mund të jetë në dyshim.
Deri më tani situata është shumë në fazën e eksplorimit, por do të ishte një ofertë intriguese pas suksesit të madh të Mohamed Salah, i nënshkruar nga Roma.
Sezonin e kaluar, argjentinasi i njohur si La Joya shënoi 26 gola dhe bëri shtatë asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat.
Çmimi i sulmuesit argjentinas mund të sillet 80-100 milionë euro. /Telegrafi/