Telegrafi

Liverpooli identifikon Danjuman si zëvendësues të mundshëm të Sadio Mane

Liverpooli po e shikon seriozisht sulmuesin e Villarrealit, Arnaut Danjuma, përpara afatit kalimtar të verës.

Sipas Daily Express, Liverpooli do të shikojë më nga afër “pasardhësin e mundshëm” të Sadio Mane kur të përballet me Villarrealit në Ligën e Kampionëve.

Reds u kualifikuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi kaluan pas fitores së përgjithshme 6-4 kundër Benficas të mërkurën mbrëma, ku do të përballen me skuadrën e Unai Emeryt.

Danjuma po tërheq “interesim” nga Liverpool për shkak të kontratës së Mane që aktualisht është planifikuar të skadojë në 2023, megjithëse një lëvizje konsiderohet e pamundur këtë verë.

Sulmuesi me prejardhje nigeriane shënoi kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë të ndeshjes çerekfinale të Villarrealit, teksa gjithë sezonin ka shkëlqyer.

Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier nuk besojnë ende se si iu iku para syve – ku luante sezonin e shkuar Arnaut Danjuma që kualifikoi tutje Villarrealin në LK

25-vjeçari ka regjistruar 14 gola dhe ka dhënë katër asistime që nga transferimi i tij nga Bournemouth verën e kaluar.

Danjuma është reprezentues i Holandës, ndërsa vlera e tij në treg vlerësohet të jetë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/