Philippe Coutinho është i gatshëm të bëjë një rikthim në Ligën Premier para mbylljes së afatit kalimtar të së enjtes, ndërsa edhe Barcelona është pajtua për një huazim të tij.
Tottenhami është në krye të valles, pasi e shesh brazilianin si zëvendësim të mundshëm për Christian Eriksen, i cili është duke u kërkuar me ngul nga Manchester United.
Bisedimet fillestare kanë nisur pasi Coutinho nuk e ka gjetur mirë vetën në rikthimin e tij në La Liga.
Por edhe ish klubi i tij Liverpool, pastaj edhe Arsenali dhe Manchester United, kanë interesim për të.
27-vjeçari kishte qenë i vendosur të luftojë këtë vit për një vend, por ardhja e Antoine Griezmann i ka trazuar gjërat për të.
Kloop në anë tjetër nuk është aq i bindur për një rikthim të tijin te Liverpool.
Orët në vijim do të jenë vendimtare për Coutinhon, që po e pret një kthim në Ligën Premier. /Telegrafi/