Ousmane Dembele duket se nuk është më në planet e Barcelonës dhe do të shitet në këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi francez më shumë po qëndron i lënduar se sa po luan te Blaugranasit dhe të këta të fundit duket se janë lodhur nga kjo situatë.
Sipas Liverpool Echo, Jurgen Klopp është admirues i lojës së 22-vjeçarit dhe po tenton të transferojë atë në Anfield Road.
Trajneri gjerman ka kërkuar nga bordi i Liverpoolit që të transferojnë Dembelen, derisa thuhet se janë të gatshëm që të paguajnë 80 milionë euro për transferimin e tij.
Edhe francezi mendohet se është i hapur për t’u larguar nga Camp Nou, në mënyrë që të shpëtoj karrierën e tij.
Në garë për transferimin Dembeles thuhet se janë edhe Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. /Telegrafi/