Barcelona është duke menduar seriozisht që ta shes anësorin francez Ousmane Dembelen, i cili nuk po e gjen vetën në futbollin spanjoll.
Liverpool janë gati që të bëjnë ofertë për lojtarin.
Mësohet se oferta do të jetë e parezistueshme, pasi Liverpooli ofron 98 milionë euro për Ousmane Dembele që në janar, shkruan The Sun.
Jurgen Klopp e pëlqen lojtari, pasi ai është eksploziv në sulm dhe gjuan me të dyja këmbët.
Barcelona e ka blerë lojtarin diku afër 100 milionë eurove, por që me bonuse do të shkonte 156 milionë euro.
Dembele është ftuar nga Franca për ndeshjet që do të zhvillohen në këto dy javë.
Franca luan ndaj Holandës me 16 nëntor, ndërsa ka një miqësore me Uruguain me 20 nëntor. /Telegrafi/