Telegrafi

Liverpooli futet në garë për Skriniar, gati oferta në janar

Liverpooli është në kërkim të një mbrojtësi të ri qendror në afatin kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka mbetur pa mbrojtësin e tyre kryesor, Virgil Van Dijk i cili pësoi një lëndim të rëndë.

Holandezi do të mbetet për disa muaj jashtë fushave, teksa The Reds po mendojnë për transferimin e një mbrojtësi në janar.

Milan Skriniar është objektivi i ri i tyre, me sllovakun që nuk po kalon momentet më të mira te Inter.

Antonio Conte nuk është duke e preferuar shumë për të luajtur dhe Skriniar po mendon largimin në janar.

Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në janar dhe 40 milionë euro do të ishin të mjaftueshme për ta bindur Interin të heq dorë nga sllovaku.

Gjithsesi nëse nuk arrihet Skriniar, Liverpool ka për mbrojtjen emra tjerë në listë si Diego Carlos, David Alaba, Ozan Kabak e Dayot Upamecano. /Telegrafi/