Site icon Telegrafi

Liverpooli është gati të thyejë rekordin e tyre të transferimeve për të nënshkruar me Darwin Nunez

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është i përgatitur të thyejë rekordin e tyre të transferimeve për të nënshkruar me sulmuesin e shumëvlerësuar të Benficas, Darëin Nunez.

Sipas mediumit Daily Mail, Liverpooli është i përgatitur të shpenzojë deri në 85 milionë funte apo 100 milionë euro për uruguaianin, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me klube si Manchester United dhe Atletico Madrid.

Nëse Liverpooli do ta paguante këtë shifër, do të ishte një transferim i ri rekord i klubit.

Lexo po ashtu Dy yje të mëdhenj mund të largohen, dy super zëvendësime te Liverpooli- ky mund të jetë formacioni i Jurgen Klopp për sezonin e ri

Transferimi i Nunez do të mposhte tarifën prej 75 milionë funte apo rreth 88 milionë euro që Reds i paguan Southamptonit për Virgil van Dijk më 2018.

Drejtori i ri sportiv i Liverpoolit, Julian Ward, ka hyrë tashmë në negociata me Benfican për të nënshkruar me Nunezin dhe 22-vjeçari thuhet se dëshiron të transferohet në Anfield.

Nunez, i cili mund të luajë në anën e majtë të sulmit, si edhe në qendër, shënoi 34 gola në 41 ndeshje sezonin e kaluar, ku përfshihen dy kundër Liverpoolit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp gjithashtu ishte i impresionuar nga sulmuesi duke e vlerësuar lartë pas ndeshjeve ndaj tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version