Telegrafi

Liverpooli e do Kylian Mbapen si zëvendësues të Sadio Manes

Liverpooli është duke planifikuar që në verën e këtij viti të transferojë Kylian Mbappen nga Parsi Saint-Germain.

The Sun raporton se Real Madridi po tenton të transferojë Sadio Manen nga The Reds, e që këta të fundit kanë rikthyer interesimin për francezin.

Liverpooli do të kishte një shumë të majme në arkat e tyre me shitjen e senegalezit,  andaj do të tentonin menjëherë në transferimin e fituesit të Kupës së Botës.

Skuadra angleze do të duhej të rriste shumën e transferimit të Mbappes, pasi tashmë dihet se Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë.

Mirëpo, Liverpooli mund të mbetet edhe pa Mbappen nëse nuk vepron shpejtë, pasi për të janë të interesuar edhe Los Blancos.

Eden Hazard ka dështuar të tregojë vetën në Santiago Bernabeu, andaj madrilenët mund t’i blindojnë të dy krahët e sulmit me dy lojtarët. /Telegrafi/