RB Leipzig nuk e ka në plan ta shesë Naby Keitan për më pak se 80 milionë euro – njofton Bild.
Mesfushori nga Guinea kërkohet nga Liverpooli në këtë afat kalimtar, mirëpo Redsat duhet të paguajnë një shumë të madhe për shërbimet e tij.
22-vjeçari bën pjesë në listën e transferimeve të Jurgen Klopp, mirëpo çmimi i tij duket shumë i lartë.
Në fakt, Liverpooli duhet të paguaj dyfish më shumë se paratë që ia pagoi Romës për transferimin e Mohamed Salah.
Për këtë arsye, përfaqësues të Liverpoolit pritet ta negociojnë çmimin me drejtuesit e klubit gjerman. /Telegrafi/