Site icon Telegrafi

Liverpooli drejt transferimit sensacional të Mbappes, Klopp tanimë ka biseduar me babanë e yllit francez

Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë aktualisht në botë, pasi vlera e tij është 180 milionë euro.

Rënia e çmimeve pas krizës nga coronavirus ka bërë që Mbappe të humbas rreth 20 milionë euro nga vlera e tij.

Megjithatë skuadrat e interesuara vështirë se do ta bindin Paris Saint Germainin të heqë dorë nga ylli i tyre pa një ofertë mbi 200 milionë euro.

Real Madrid mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me francezin, por Los Blancos duan që këtë ta bëjnë në verën e vitit 2021 duke pritur që çmimi i Mbappes të bie edhe më shumë.

Megjithatë gjigantët spanjoll mund ta humbasin Mbappen, pasi në garë fuqishëm është futur Liverpooli.

Kampioni në fuqi i Evropës është gati të shpenzojë një shumë të çmendur të parave për transferimin e Mbappes në Anfield.

Ka qenë vet Mbappe që javë më parë kishte raportuar se i pëlqen Liverpooli dhe loja e trajnerit Jurgen Klopp.

E mediumi francez Le10sport ka zbuluar edhe bisedimet e para mes The Reds dhe babait të Mbappes.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka telefonuar babanë e Mbappes për ta pyetur rreth interesimit të djalit të tij për tu transferuar në Anfield.

Liverpool ka shprehur interesim të madh për Mbappen, por ata së pari duhet të shesin njërin nga yjet e sulmit Mohamed Salah, Roberto Firmino ose Sadio Mane për t’i bërë vend francezit.

Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në verën e vitit 2022 dhe francezi ende po heziton rinovimin e saj.

Lideri aktual i Ligës Premier po mundohet të shfrytëzoj raportet e acaruara mes PSG-së dhe Real Madridit për transferimin e Mbappes.

Nëse në zyrat e PSG-së do të mbërrin një ofertë prej 200 milionë euro nga The Reds, në Francë besojnë se ajo do të pranohet nga kampionët e Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version