Site icon Telegrafi

Liverpooli dhe Nunez arrijnë marrëveshje për kushtet personale

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez.

Reds janë në kërkim të emrave të rinj për sulm për sezonin e ardhshëm pas Sadio Mane pritet të largohet këtë verë.

Njëri nga emrat më të pëlqyer padyshim se është sulmuesi uruguaian, Nunez, i cili pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp.

Lexo po ashtu Liverpooli është gati të thyejë rekordin e tyre të transferimeve për të nënshkruar me Darwin Nunez

Liverpooli është në bisedime me Benficën për nënshkrimin e 22-vjeçarit dhe Reds u raportua se janë gati ta thyejnë rekordin e transferimeve të klubit duke ofruar plot 100 milionë euro.

Sipas The Athletic, Liverpool dhe Nunez kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale përpara lëvizjes së tij të pritshme në Anfield.

Detajet e kontratës dhe paga nuk janë bërë ende publike.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet edhe një marrëveshje mes klubeve. /Telegrafi/

Exit mobile version