Liverpooli dhe Newcastle United thuhet se janë ndër klubet e interesuara për yllin e Juventusit, Federico Chiesa, i cili do të dëgjojë ofertat gjatë verës.
Sipas mediumit italian Il Corriere dello Sport, italiani nuk ndihet ‘në qendër të projektit’ në Allianz Stadium, kështu që ai do të shqyrtojë ofertat që vijnë nga klube të tjera gjatë verës.
Në anën tjetër, Gazzetta dello Sport konfirmon se Chiesa mund të largohet nga Juventusi, kështu që Bianconerët tashmë janë takuar me Nicolo Zaniolo dhe agjentin e Wilfried Gnonto.
Të dyja gazetat pretendojnë se Liverpooli po e ndjek nga afër ish-sulmuesin anësor të Fiorentinës, por sipas Il Corriere dello Sport, Newcastle dhe Bayern Munich janë gjithashtu të interesuar, me Bavarezët të cilët tashmë e kanë bërë të ditur interesimin për Chiesan.
Gazeta me bazë në Romë pretendon se çmimi i kërkuar i Juventusit është në rajonin e 35 milionë eurove, ndërsa sipas Gazzetta, bardhezinjtë do të dëgjojnë vetëm oferta që sillen nga 40-45 milionë euro.
Chiesa u kthye nga një dëmtim në gju këtë sezon dhe shënoi katër gola në 33 paraqitje. Kontrata e tij në Allianz Stadium skadon në qershor 2025. /Telegrafi/