Telegrafi

Liverpooli dhe Man Utd e duan Barellan, Interi i njofton se lojtari është i paprekshëm

Interi ka njoftuar se Nicolo Barella nuk është në shitje këtë verë, kështu që Manchester Unitedi dhe Liverpooli duhet të kërkojnë diku tjetër në lidhje me përforcimet e mesfushës.

Të dy gjigantët e Ligës Premier ishin lidhur me bërjen e një oferte për fituesin e Euro 2020 me Italinë, por sipas korrespodentit të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, Barella nuk është në shitje.

Interi duhet të ekuilibrojë librat financiar ,por tashmë e ka shitur Achraf Hakimin te PSG për 71 milionë euro, prandaj ata nuk po planifikojnë të ndahen me një tjetër nga lojtarët e tyre kryesorë.

Lexo po ashtu Kush do ta fitojë “Topin e Artë” – kandidatët nga Jorginho te Mount, Messi e Martinez

Nerazzurrët mund të shesin lojtarë si Ivan Perisic ose Stefano Sensi, por Barella dhe Romelu Lukaku konsiderohen ‘të paprekshëm’ nga kampionët e Serie A të cilët nuk duan të shesin yjet e tyre me çdo çmim.

Sipas Fabrizio Romanos, nuk ka asgjë në vazhdim e sipër midis Interit, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në lidhje me një marrëveshje të mundshme për Barella.

Reprezentuesi italian u bashkua me Interin nga Cagliari për 44 milionë euro në vitin 2019 dhe 24-vjeçari mund të bëhet kapiten i ekipit sapo Samir Handanovic të pensionohet.

Ai pati një sezon mbresëlënës, duke fituar titullin në Serie A me Nerazzurrët dhe Kampionatin Evropian me Azzurrët. /Telegrafi/