Telegrafi

Liverpooli dhe Juventusi monitorojnë situatën e Mount te Chelsea

Liverpooli dhe Juventusi thuhet se janë të interesuar për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount.

Mount është gati të hyjë në 18 muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe bisedimet për një kontratë të re po ngecin.

Situata e tij me klubin nga Stamford Bridge ka alarmuar klube të mëdha evropiane nga Liga Premier, por edhe kampionatet tjera.

Sipas mediumit The Guardian, zhvillimet e Mount te Blutë po monitorohen nga Liverpooli dhe gjiganti italianë Juventusi.

Chelsea nuk ka asnjë interes të shesë Mount, por ai është një nga lojtarët më pak të paguar të skuadrës dhe dëshiron një pagë të re që të përputhet me statusin e tij.

Për momentin, negociatat janë në ngërç, duke ofruar inkurajim për Reds dhe Juventus, të cilët pritet të tentojnë një marrëveshje gjatë verës. /Telegrafi/