Julian Brandt mund të largohet nga Bayer Leverkuseni gjatë verës për vetëm 25 milionë euro – shkruan Sport Bild.
22-vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij, të cilën mund ta shkëpusë për shumën e përmendur të parave.
Liverpooli dhe Juventusi janë dy klubet më të interesuara për shërbimet e futbollistit gjerman, ndërkohë që ai po monitorohet edhe nga Real Madridi.
Kontrata e Brandt është valide deri në vitin 2021, ndërsa klubet që paguajnë 25 milionë euro mund ta ndërpresin atë.
Krahas të qenit pjesë e Leverkusenit, mesfushori ofensiv ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Wolfsburgut. /Telegrafi/